Site icon Telegrafi

United rikthehet te fitorja me spektakël (Video)

Manchester United ka arritur të rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve radhazi në Ligën Premier.

Në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë, United ka triumfuar me rezultat të lartë 4:1, ndaj kampionëve në fuqi Leicester City.

Pjesa e parë ka qenë fantastike për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët kanë shënuar katër gola.

Jose Mourinho dhe Claudio Ranieri

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Chris Smalling në minutën e 22-të pasi u shërbye mirë nga Blind shënoi me kokë për 1:0.

15 minuta më vonë u organizua aksioni më i mirë i ndeshjes, ku Mata bashkëveproi me Pogban, francezi luajti me Lingard i cili asistoi për spanjollin që shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 37-të.

Radha për të shënuar i erdhi edhe talentit Marcus Rashford dhe këtë gjë e bëri në minutën e 40-të pas asistimit nga Juan Manuel Mata.

Lojtari më i shtrenjtë në histori, Paul Pogba arriti ta shënoi golin e parë me fanellën e United në minutën e 42-të, pas një asistimi nga Blind nga rivënia këndore.

Paul Pogba duke festuar golin e parë me fanellën e Unitedit

Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos arriti ta menaxhonte mjaftë mirë rezultatin.

Ndërkohë kampionët në fuqi shënuan golin e nderit pasi kaluan 59-të minuta lojë.

Ishte sulmuesi Demarai Gray që realizoi golin e vetëm për kampionët pasi u shërbye mirë nga Amartey.

Pas kësaj fitore, United ngjitët në pozitën e tretë me 12 pikë të tubuara pas gjashtë javëve.

Ndërkohë humbja ndaj Unitedit, ishte e treta këtë edicion për kampionët e Leicester Cityt, derisa kanë shënuar dy fitore dhe kanë marrë një barazim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=09eUsyf4cqQ

https://www.youtube.com/watch?v=dwKFvBRHg04

https://www.youtube.com/watch?v=mzfHE1Ul2LI

https://www.youtube.com/watch?v=ZrcnlTZACmQ

Exit mobile version