Site icon Telegrafi

United rikthehet kah Diego Lopez

Sipas tabloidit britanik The Sun, United është duke menduar të ofrojë plot 15 milionë funte për Lopez.

Menaxheri i klubit Sir Alex Ferguson është i befasuar me 27-vjeçarin pasi dy herë kishte dërguar vëzhgues për ta përcjellë atë së fundi.

“Jam i njoftuar me spekulimet dhe Liga Premier është një ligë shumë atraktive”, ka thënë Lopez.

Portieri numër 1 i United, Edwin van der Sar, të enjten do të mbushë 39 vjet dhe mund të heqë dorë nga futbolli në fund të sezonit, dhe Ferguson ka shqetësime për formën e portierit të dytë Ben Foster./Telegrafi/

Exit mobile version