Site icon Telegrafi

United refuzon të përmbush kërkesat e De Geas

Manchester United frikësohet se do të humbasin shërbimet e portierit, David de Gea.

“Indipendent” shkruan sot se marrëveshja aktuale e spanjollit mbaron në vitin 2020 dhe negociatat tash e disa kohë kanë ngecur.

E gjithë kjo pasi Djajtë e Kuq po refuzojnë të plotësojnë të vetmin kusht të spanjollit, rritjen e pagës javore.

Reprezentuesi i Spanjës kërkon që të paguhet po aq sa sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, i cili fiton mbi 460 mijë euro.

Juventus dhe PSG janë gati të përmbushin kërkesat financiare të portierit në rast se vendos të largohet.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani është paraqitur 270 herë për Unitedin që nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version