Manchester United refuzoi të lejojë Evertonin të ketë një klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tyre të huazimit për Donny van de Beek.
Reprezentuesi holandez është i dëshpëruar për t’u larguar nga Old Trafford në kërkim të minutazhës më të madhe dhe një lëvizje te Crystal Palace duket se është e nevojshme.
Megjithatë, Everton lëvizi shpejt për të nënshkruar me van de Beek dhe ai do të kalojë pjesën tjetër të këtij sezoni në huazim në Goodison Park.
Nuk do të zgjasë më shumë se kaq, pasi United ka refuzuar kërkesën e Toffees për të futur një klauzolë të së drejtës për blerje.
Van de Beek ka filluar vetëm katër ndeshje në 18 muajt e tij në United, por refuzimi për të përfshirë një klauzolë blerjeje tregon se ai ka një të ardhme.
24-vjeçari mbërriti nga Ajax në një marrëveshje prej 45 milionë euro në vitin 2020 dhe dukej se ishte një lojtar që mund të shëndërrohej në pikë kyçe e mesfushës.
Ai nuk arriti t’i lërë përshtypje ish-trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe atij të përkohshmit Ralf Rangnick që gjithashtu preferon Scott McTominay dhe Fred para tij.
United do të emërojë një trajner të ri këtë verë dhe një vendim për të ardhmen afatgjatë të van de Beek do të merret atëherë. /Telegrafi/