Telegrafi

United pyet Barcelonën për çmimin e Toure

Sipas Daily Mail, United interesohet për mesfushorin e Barcelonës pas dyshimeve rreth rikthimit në formacion në kohë të Owen Hargreaves.

Hargreaves ka luajtur vetëm 25 paraqitje që kur iu bashkua United nga Bayern Munichu për një shumë prej 17 milionë funtesh dy vite më herët. Forma e tij vazhdon të jetë e dyshimtë pas dy operacioneve të mëdha që pati në gju sezonin e fundit.

Ai pritet të rikthehet në fund të këtij viti, por Sir Alex Ferguson tashmë është hedhur në kërkim të një zëvendësuesi të tij dhe ka pyetur për Toure, që mund të lejohet të largohet nëse Barcelona arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano.