Manchester United është i gatshëm t’i rinovoj kontratën David De Geas duke i zgjatur qëndrimin në klubin anglez përtej vitit 2020.
Reprezentuesi spanjoll tashmë thuhet se i është ofruar 400 mijë euro në javë për pesë vjetët e ardhshëm
Gjithashtu edhe PSG-ja është e gatshme të nënshkruajë me portierin, i cili po kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve.
ESPN thotë se United nuk po heq dorë dhe dëshiron të rrisë ofertën e tyre për 28-vjeçarin.
Negociatat mbi një kontratë të re kanë vazhduar për 18 muaj, por janë ngadalësuar kohët e fundit.
De Gea aktualisht fiton afër 300 mijë euro në javë, sa gjysma e asaj që fiton sulmuesi kilian, Alexis Sanchez. /Telegrafi/