Telegrafi

United po përgatitë ofertë për transferimin e Tielemans në janar

Manchester United është duke menduar të përforcojë radhët e veta gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përderisa mbrojtja duket stabile me dyshen Varane-Martinez, Djajtë e Kuq duan të ndërhyjnë në repartin e mesfushës.

Objektivi kryesor për këtë repart është ai i belgut Youri Tielemans që është futur në vitin e fundit të kontratës me Leicester Cityn.

25-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të Leicester se nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe ‘Dhelprat’ duan ta shesin atë në janar në mënyrë që mos t’iu largohet pa fituar gjë në verë.

Trajneri i United, Erik Ten Hag e pëlqen shumë belgun dhe dëshiron ta ketë në mesfushë së bashku me Casemiron.

Leicester City nga ana tjetër synon që gjatë janarit të fitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e yllit të tyre.

Në garë për lojtarin që këtë sezon ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër mbetet fuqishëm edhe Newcastle United. /Telegrafi/