Telegrafi

United po mendon për transferimin e Leon Goretzkas

Leon Goretzka është një nga mesfushorët gjermanë më të mirë për momentin dhe me plot sukses po luan për Bayern Munichun.

Megjithatë kampioni në fuqi i Gjermanisë mund ta humbas yllin e mesfushës me parametra zero.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga klubi.

Goretzka dëshiron të jetë ndër lojtarët më të paguar në klub dhe palët ende janë larg një marrëveshje.

Në garë për transferimin e mesfushorit është futur gjiganti anglez, Manchester United.

Djajtë e Kuq mund të mbesin pa Paul Pogban dhe e shohin Goretzkan si zëvendësuesin adekuat të francezit.

United janë gati t’i përmbushin kërkesat e gjermanit vetëm e vetëm ta transferojnë në Old Traford.

Gjithsesi vlen të përmendet se në garë për Goretzkan janë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona. /Telegrafi/