Manchester United nuk e ka nisur këtë edicion siç është më së miri në Ligën Premier.
Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho ka mbetur mbrapa skuadrave pretendente për titull të kampionit.
E trajneri portugez po mendon ta përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
United është rikthyer kah objektivi tyre i vjetër, Alex Sandro të cilin e duan në janar.
Ish-anëtari i Portos është përfolur për një largim nga Juventusi që dy vite, me Chelsean e PSG-në që e kanë kërkuar vazhdimisht.
Sipas asaj që ka raportuar The Sun, Manchester United po synon të dërgojë një ofertë prej 50 milionë euro për transferimin e Alex Sandros.
27-vjeçari ka një kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2020 por që ende nuk ka pranuar rinovimin.
Në rast të shitjes së Sandros, Zonja e Vjetër synon ta zëvendësojë atë me brazilianin Marcelo. /Telegrafi/