Telegrafi

United po e ndjek një anësor meksikan

Manchester United po e ndjek anësorin meksikan, Hirving Lozano.

20 vjeçari është shndërruar në lojtarin kryesor të ekipit të tij Pachuca në Meksikë.

Informacionin e ka konfirmuar vet presidenti i klubit të Pachucas, Jesus Martinez.

“Shefi i agjentëve të transferimeve ka qëndruar këtu dhe ka marrë informacione për lojtarin”.

“Ne do të dëshironim që ai kur të largohet të largohet në një ekip si United apo Porto, pse jo, të shohim”, u shpreh Martinez. /Telegrafi/