Site icon Telegrafi

United planifikon largimin e gjashtë lojtarëve

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester United po planifikon që t’i bëjë disa largime në këtë afat kalimtar veror.

Djajtë e Kuq kanë disa shënjestra për edicionin 2020/21, mirëpo që u duhet të rrisin fondin e tyre.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga United që të shiten të paktën gjashtë lojtarë.

Alexis Sanchez, Chris Smalling, Marcos Rojo, Phil Jones, Jesse Lingard e Diogo Dalot, janë në listë të largimeve.

United është afër që të futet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, pasi janë në vendin e pestë me 59 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri në të katërtin ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version