Site icon Telegrafi

United përgatitë një ofertë të pa refuzueshme për Haaland, por fitime të ‘çmendura’ do të ketë edhe Mino Raiola dhe babai i norvegjezit

Erling Haaland vazhdon të jetë sulmuesi i ri më i dashur nga klubet e mëdha.

Sulmuesi norvegjez po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe çmimi i tij veç sa shkon e rritet.

Me ardhjen e Ralf Ragnick, Manchester United e ka bërë prioritet transferimin e norvegjezit dhe këtë duan ta bëjnë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që ka raportuar se përditshmja gjermane Sport Bild, United ka përgatitur një ofertë të parefuzueshme për Dortmundin, lojtarin si dhe agjentin e tij.

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 110 milionë euro te Dortmund për transferimin e lojtarit në janar.

Ndërkohë paga e Haaland pritet të jetë shumë e lartë, pasi ai do të fitojë rreth 30 milionë euro në sezon, çka do ta bënte ndër lojtarët më të paguar në botë.

Përveç Dortmundit dhe Haalandit, nga ky transferim do të pasurohen jashtëzakonisht shumë edhe agjenti i lojtarit Mino Raiola si dhe babai i Erling, Alf-Inge Haaland.

Gjithnjë sipas Bild, United do t’i jap plot 60 milionë euro komision, ku 30 do t’i takojnë Raiolas dhe 30 milionë të tjera babait të lojtarit.

Në total ky transferim Djajve të Kuq do t’i kushtojë 170 milionë euro vetëm për Dortmundin dhe komisione, por edhe me pagën e vitit të parë të lojtarit, atëherë pritet të prek 200 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version