Telegrafi

United përgatit ofertën për brazilianin Richarlison

Richarlison. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Manchester United është duke u bërë gati për një afat kalimtar të nxehtë në janar.

Djajtë e Kuq kanë vendosur ta përforcojnë ekipin dhe pritet të shpenzojnë shumë për të sjell lojtar të ri në Old Traford.

Njëri nga lojtarët kryesor që po kërkohet nga United është sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison.

22-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë me Evertonin dhe drejtuesit e United dëshirojnë transferimin e tij në janar.

Richarlison. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se United tanimë ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë funteve që do ta dërgojnë në drejtim të Evertonit.

Vet Richarlison po e mirëpret një transferim në Old Traford pasi dëshira e tij është të luaj në një skuadër më të madhe se Evertoni. /Telegrafi/