Telegrafi

United përgatit ofertë për Lahm

Sir Alex Ferguson po përballet me probleme në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pasi Garry Neville për shkak të lëndimit ka humbur në numër të madh të ndeshjeve dhe trajneri është lodhur duke rrotullar disa lojtarë në këtë pozitë në mes të cilëve Rafael, John O’Shea dhe Wes Brown.

Rafael shihet si një pasues i Neville, por sipas Mirror, Ferguson dëshiron ta angazhojë 25-vjeçarin gjerman, i cili do të ishte mentor i të riut brazilian.

Thuhet se edhe Lahm mendon për largim nga Bayern, pasi u dënua për shkak se kishte shprehur publikisht dyshimet e tij për metodat e Louis van Gaal. Po ashtu Bayerni është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe kjo mund të jetë edhe një stimulim më shumë për të për t’u larguar.

Mirror thotë se oferta e United to të arrinte shifrën e 15 milionë funteve, dhe se Ferguson dëshiron ta përfundojë marrëveshjen para fillimit të Kupës botërore, për të shmangur rritjen e çmimit të lojtarit si dhe konkurrencën./Telegrafi/