Telegrafi

United përgatit ofertë për Diarra

Me dyshime rreth formës së Owen Hargreaves dhe Anderson, menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është afër për të sjellë Diarra sërish në Angli gjatë kësaj vere.

Ferguson përgatitet të ofrojë 20 milionë funte për Diarra, që shijoi një sukses në Portsmouth pas disa përvojave jo të mira në Arsenal dhe Chelsea.

Diarra do të mirëpresë një kalim në United, por edhe mund të qëndrojë në Madrid nëse Jose Mourinho arrin si trajner i ri, me të cilin kishte punuar në Chelsea. /Telegrafi/