Telegrafi

United përgatit ofertë për Benzeman

Marca shkruan se United është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për të, ndërsa Real Madridi thuhet se do ta pranojë ofertën, për shkak se sulmuesi dështoi ta tregonte veten pas transferimit nga Lyoni.

Me Real Madridin në kërkim të Van Persiet, Benzema mund të vendosë të largohet, pas një sezoni dëshpërues në fanellën e Los Blancos. /Telegrafi/