Telegrafi

United përballë Birmingham në ndeshjen e parë të sezonit të ri

Në ndeshjen e dytë Djajtë e Kuq do të përballen po ashtu me një ekip të ri në Ligën Premier, pasi do të udhëtojnë te Burnley. Derbi i parë për United do të jetë në fund të muajit gusht, 29, kur do ta presin Arsenalin në Old Trafford.

Nga ndeshjet tjera të javës së parë, Chelsea po ashtu do të luajë në fushë të vet, pasi do të presë në Stamford Bridge, Hull Cityn.

Liverpooli do të jetë pjesë e derbit të javës së parë, pasi udhëton te Tottenham, ndërsa Arsenali po ashtu do të zhvillojë një derbi në fushë të Evertonit.

Në javën e parë do të takohen:
Aston Villa v Wigan
Blackburn v Man City
Bolton v Sunderland
Chelsea v Hull City
Everton v Arsenal
Man Utd v Birmingham
Portsmouth v Fulham
Stoke v Burnley
Tottenham v Liverpool
Wolverhampton v West Ham