Telegrafi

Aktiviteti i studentëve të AAB-së “Lë gjurmë për Paqe” në kuadër te fushatës “United for Peace (Foto)

Studentë të kolegjit AAB kanë mbajtur një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“United for Peace” është quajtur aktiviteti i tyre e cila është një fushatë e dizajnuar nga studentët e AAB-së , si pjesë e projektit global “Facebook global digital challenge” ku marrin pjesë universitete amerikane dhe jo amerikane.

Kastriot Hetemi njëri nga anëtarët e kësaj fushate tha se qëllimi i fushatës së tyre është promovimi i paqes në vendin tonë dhe vetëdijesimi i i të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Në kuadër të fushatës ne bëjmë aktivitete të ndryshme si brenda AAB-së po ashtu jashtë, kemi zhvilluar ligjëratë për raportimin e mediave mbi ekstremizmin, debate me përfaqësues të institucioneve të sigurisë për rolin e tyre në këtë çështje por edhe takime në forma të ndryshme me të rinjtë”, ka thënë Hetemi.

Ai ka theksuar se vendi është në duart e rinis, dhe se rinia duhet t’i ndryshojë gjërat për të mirë./Telegrafi/