Telegrafi

United pas yllit të Arsenalit

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Ylli i Kombëtares së Uellsit, ka shkëlqyer në këtë evropian me gola të shënuar dhe asistime.

Por ai ende e ka të paqartë të ardhmen e tij, pasi mund të largohet nga Arsenali.

Sipas asaj që ka shkruar ‘The Sun’, Manchester United është duke e kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.

Mourinho e pëlqen lojtarin dhe ka dhënë urdhër për transferimin e tij në ‘Old Traford’.

Për tu finalizuar ky transferim, United është i gatshëm të paguaj rreth 40 milionë funte për Ramseyn. /Telegrafi/