Telegrafi

United pas dy javëve do të marrë vendimin për Mason Greenwood

Mason Greenwood vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi anglez është rikthyer për të stërvitur pasi doli i pafajshëm nga të gjitha akuzat që e lanë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

21-vjeçari ishte akuzuar për përdhunim dhe sulm, por pas një kohe të gjatë të procesit gjyqësorë ai ka dalë i pafajshëm.

Lexo po ashtu Greenwood tani shpreson për qëndrimin e tij në Man Utd

Gjithsesi ish-reprezentuesi anglez nuk e di ende të ardhmen e tij nëse do të luaj për Manchester United ose jo, pasi këtë vendim klubi ende nuk e ka marrë.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Djajtë e Kuq do ta marrin një vendim përfundimtar më 14 gusht.

Lexo po ashtu "E pasaktë dhe spekulative": Adidas mohon thashethemet që miratojnë rikthimin e Mason Greenwood

“Man United pritet të shpallë vendimin në lidhje me ndeshjen e ardhshme hapëse të sezonit në Ligës Premier të Mason Greenwood më 14 gusht”.

“I takon vetëm klubit. Erik ten Hag nuk do të jetë përgjegjës për asnjë vendim, ai do të diskutojë të ardhmen e Greenwood menjëherë pas klubit”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/