Christian Eriksen është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori danez është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze Tottenham Hotspur.
Spurs i kanë ofruar rinovimin danezit, por ky i fundit nuk e ka pranuar pasi dëshiron të largohet në drejtim të një klubi më të madh.
Real Madrid, PSG, Juventus, Bayern Munich, Manchester United e Milan janë skuadrat e interesuara për t’i fituar shërbimet e Eriksen.
Por duket se Djajtë e Kuq kanë kaluar në skuadrën favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe jo si transferim të lirë, por do të shpenzojnë në janar për të.
Sipas medieve angleze, Djajtë e Kuq nuk duan të presin deri në verën e vitit të ardhshëm, por kanë bërë gati një ofertë.
United është gati të shpenzojë 40 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit për ta bindur Tottenhaim ta lënë të lirë yllin e tyre.
Gjithsesi përveç se duhet të bindet klubi londinez, United do ta ketë shumë të vështirë ta bindin edhe lojtarin, i cili preferon kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madrid. /Telegrafi/