Manchester United duket se kanë për qëllim të nënshkruajnë me mesfushorin danez Christian Eriksen.
Gjiganti anglez po synon ta ndërtojë një skuadër fituese për edicionin e ri dhe Eriksen është në krye të dëshirave.
Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Old Traford.
Djajtë e Kuq kanë parakaluar Real Madridin për të nënshkruar me reprezentuesin danez, falë pagës së lartë që i kanë ofruar.
Eriksen aktualisht fiton 80 mijë funte në javë, ndërsa në rast se nënshkruan për United paga e tij javore do të jetë tri herë më e lartë, 240 mijë funte në javë.
27-vjeçari që ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Tottenham, mund t’i kushtojë Unitedit rreth 100 milionë euro.
Eriksen pritet të jetë zëvendësues i Paul Pogbas në Old Traford, pasi francezi pritet t’i bashkohet Real Madridit. /Telegrafi/