Site icon Telegrafi

United paguan 575 mijë euro për Januzajn

Pas disa muajsh zvarritje, Anderlecht ka pranuar ofertën prej 575 mijë euro të United për të riun kosovar me nënshtetësi belge. Klubi belg kishte kërkuar 700 mijë euro, derisa oferta e mëhershme e United kishte qenë në gjysmën e shumës së kërkuar, 350 mijë euro.

Anësori kishte arritur marrëveshje me United që në muajin e kaluar, sipas të cilës marrëveshje do të përfitonte 140 mijë euro në vit.

Januzaj është quajtur si pasardhësi i David Beckham dhe pritet t’i bashkohet liderit të Ligës Premier në qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version