Manchester United ka dy fitore rresht dhe serinë do të tentojë ta bart ndaj WBA-së në ndeshjen e vështirë në udhëtim.
Djajtë e Kuq do të ndiejnë mungesën e Henrikh Mkhitaryan, i cili mungon për shkak të lëndimit.
Jashtë janë edhe Eric Bailly dhe Luke Shaw, që të dy për shkak të lëndimit.
Smalling po ashtu nuk është riaftësuar plotësisht dhe nuk do të jetë i ftuar për këtë duel.
WBA ka në dispozicion formacionin më të fortë.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.
/Telegrafi/