Kapiteni i Southampton, Jose Fonte, dëshiron kalimin te Manchester United.
Sipas Daily Star lojtari tashmë i ka kërkuar klubit largimin drejt United.
Skuadra e Jose Mourinhos është e gatshme të paguajë 10 milionë funte për portugezin që pati një paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian.
United ka menduar që të ofrojë edhe Marcos Rojon për të mos paguar asnjë para.
Për mbrojtësin ka interesim edhe nga Arsenali që ka mbetur pa qendërmbrojtës.
United shihet i avantazhuar pasi lojtari për agjent ka Jorge Mendesin, që është edhe agjent i Jose Mourinhos. /Telegrafi/