Site icon Telegrafi

United i ofron pagesë edhe pas skadimit të kontratës, por Ibrahimovic nuk pranon

Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar të paguhet nga Manchester United, pas përfundimit të kontratës pasi është i lënduar. 

The Sun shkruan se Mourinho i ka thënë 35-vjeçarit se do të paguhet edhe nëse nuk nënshkruan edhe për një vit dhe të vazhdojë rikuperimin nga lëndimi.

Por Ibra nuk dëshiron ta pranojë këtë gjest të mirë të klubit dhe të vazhdojë kontratën, pasi nuk do të paguhet në kohën kur nuk luan dhe nuk ka kontratë.

Pas kësaj flitet se aventura e Ibras në Old Trafford ka marrë fund.

Ai është lënduar në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Anderlechtit.

Ibra do të jetë nëntë muaj jashtë fushave he nuk do të luajë deri në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version