Telegrafi

United me ofertë të lartë për yllin e Sevillës

Mesfushori polak, Grzegorz Krychowaik pritet të largohet nga Sevilla.

Polaku ka bërë një stinor të jashtëzakonshëm me Sevillen duke fituar edhe Ligën e Evropës.

Kështu në garë për të është futur gjiganti anglez Manchester United që dëshiron transferimin e tij në ‘Old Traford’, gjatë verës.

Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, United ka bërë gati një ofertë të lartë për ta bindur Sevillën të lë të lirë yllin e saj.

‘Djajt e Kuq’, kanë bërë gati 40 milionë euro për këtë transferim. /Telegrafi/