Telegrafi

United me ofertë për Dembelen e Lyonit

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

Sipas “Yahoo France” thuhet se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë të vonshëm për futbollistin e klubit francez.

Ish-sulmuesi i Celticut ishte i lidhur me një transferim në Old Trafford në fillim të kësaj vere, por interesimi fillestar i klubit anglez më pas paksa u zbeh.

Lyon paralajmëroi Unitedin se 23-vjeçari nuk do të shkonte askund dhe se Dembele është i lumtur të qëndronte me skuadrën e Ligue 1.

Me Romelu Lukakun që thuhet se do të largohet nga klubi anglez përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës, skuadra e Old Traffordit po mendon transferimin e lojtarit në rast se nuk do ta transferon paulo Dybalan e Juventusit.

Ndryshe, futbollisti në sezonin e fundit ka pasur 33 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola në të gjitha garat për Lyonin. /Telegrafi/