Telegrafi

United as nuk do të tentojë transferimin e Ramosit shkaku i incidentit të mëparshëm

U konfirmuar këtë javë largimi i Sergio Ramos nga Real Madridi pas 16 vitesh të ngërthyera me trofe në Bernabeu – dhe është një vendim që pa dyshim do të kulmojë interesin e disa prej klubeve elitare në Evropë.

Deri më tani, Manchester City , Liverpool dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për transferimin e qendërmbrojtësit, me Chelsean, Sevillën dhe Inter Miamin që gjithashtu thuhet se janë të interesuar për transferimin e tij.

Manchester United është një tjetër emër i madh që vazhdon të përfshihet në spekulime për të ardhmen e Ramos, por duket se skuadra e Ligës Premier nuk do të jetë në garë për t’i ofruar mbrojtësit 35-vjeçar një marrëveshje.

Daily Mail raporton se hierarkia e United, përfshirë nënkryetarin ekzekutiv Ed WoodWard , janë ende të pakënaqur me Ramos dhe vëllain e tij Rene për shkak të mënyrës se si ata u sollën gjatë bisedimeve të mëparshme të transferimit.

Ramos gati u bashkua me Djajtë e Kuq, por përfundimisht e refuzoi ata për të qëndruar me Los Blancos. Në fakt, ai foli për atë ofertë në një intervistë të vitit 2015 me COPE.

“Kishte një ofertë nga United”, kishte zbuluar ai. “Kam menduar të ndryshoj për një kohë, por Real Madrid ishte gjithmonë përparësia ime dhe nuk kishte arsye ekonomike.

“A u ndjeva i mashtruar [nga Madridi]? Jo, por u ndjeva i zhgënjyer për një kohë. Kishte disa telashe që morën fund”.

“Lajmet nga klubet e mëdha janë gjithmonë të mira pasi kjo më bën mirë, por tifozët dhe klubi im më duan”, kishte shtuar Ramos

Pavarësisht se ishte kundër një lëvizje për spanjollin, Ole Gunnar Solskjaer e kërkon një qendërmbrojtës dhe Raphael Varane është në radarin e tyre. /Telegrafi/