Dean Henderson është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.
Portieri i talentuar anglez u huazua nga Manchester United te Sheffield United për të pasur më shumë hapësira.
Henderson ka mbrojtur rregullisht me klubin bardhekuq dhe ka bërë paraqitje fantastike.
Kjo ka bërë që ai të vlerësohet lartë në Angli, pasi ka mbajtur portën e paprekur në tetë takime të Ligës Premier.
22-vjeçari ka thënë se do të kthehej në Old Traford vetëm nëse është portieri i parë i Djajve të Kuq.
Megjithatë United nuk e ka ndërmend t’ia besojë fanellën e titullarit, pasi aty është spanjolli David De Gea.
Djajtë e Kuq janë të hapur ta shesin portierin në verë dhe duan që të fitojnë nga shitja e tij.
The Sun ka raportuar se United është gati ta lë të lirë të largohet Hendersonin nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.
Mbetet të shihet se ku do të transferohet në verë portieri i talentuar anglez, pasi interesimet për të nuk mungojnë.
Në anën tjetër ai mund të vazhdoj te Sheffield, skuadër e cila e ka rastin e para që ta bëjë portierin të tyre. /Telegrafi/