Saul Niguez është dëshira e madhe e Manchester Unitedit për repartin e mesfushës.
Mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid.
Trajneri Diego Simeone synon që edicionin e ardhshëm ta aktivizojë atë në rolin e mbrojtësit të majtë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen Saulit.
Daily Telegraph ka raportuar se Manchester United sapo ta mbyll transferimin e Bruno Fernandes do të fokusohet te spanjolli.
Djajtë e Kuq për transferimin e Saulit në Old Traford janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 85 milionë euro.
Mesfushori qendror ka zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Atleticon ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.
Saul ka kontratë me Los Colchoneros deri në qershor të vitit 2026. /Telegrafi/