Telegrafi

United nuk është në shitje

Grupi i ashtuquajtur Red Knights ka tentuar që të arrijë marrëveshje për blerjen e Unitedit, por ka pasur spekulime edhe për disa pasanikë në lindjen e mesme, të cilët kanë ofruar 1.5 miliardë euro.

“Bordi ka shqyrtuar spekulimet e fundit rreth shitjes së Manchester Unitedit. Pronarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për pronësinë e tyre afatgjate. Manchester United nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë”, thotë komunikata. /Telegrafi/