Site icon Telegrafi

United nuk e pret verën për ta marrë si lojtar të lirë, në janar ka gati ofertën për Eriksenin

Christian Eriksen. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Christian Eriksen është futur në vitin e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur.

Mesfushorit danez i është ofruar rinovimi nga klubi londinez, por deri më tani ai e ka refuzuar atë.

Real Madrid, PSG, Manchester United, Chelsea dhe Juventus mbetën skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Të gjitha skuadrat e mëdha synojnë që të nënshkruajnë me danezin si transfer i lirë në verën e vitit 2020.

Christian Eriksen . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Por Manchester United nuk dëshiron ta humbas lojtarin dhe pritet të dalë me një ofertë në janar në drejtim të Spurs.

United ka ndërmend të ofrojë 35 milionë funte për ta transferuar Eriksenin në Old Traford.

Kujtojmë që gjatë afatit kalimtar të verës, skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer kishte dërguar ofertë prej 70 milionë funteve, por që ishte refuzuar nga Tottenham. /Telegrafi/

Exit mobile version