Jose Mourinho ka vendosur që të mos e lirojë Matteo Darmianin t’i bashkohet Italisë për ndeshjet e qershorit.
Ndonëse klubi anglez nuk luan asnjë ndeshje deri në fillimin e fazës përgatitore për sezonin e ri, Mourinho ka penguar Darmian që t’i bashkohet grumbullimit me Italinë.
“Darmian nuk ka autorizimin nga Manchester United për t’iu bashkuar Kombëtares deri më datë 5 qershor”.
“Duket një zgjedhje e çuditshme e tyre pasi futbollisti nuk luan që prej finales së Ligës së Evropës. Por më duhet ta llogarit si mungesë edhe ndaj Uruguait”, ka thënë trajneri Ventura.
Italia luan miqësore kundër San Marino dhe Uruguait në ditët e para të qershorit, para se të zhvillojë ndeshjen e saj kualifikuese të Botërorit 2018 ndaj Lihtenshtejnit, më datë 11. /Telegrafi/