Një ofertë e cila u besua se erdhi nga Manchester United për shërbimet e Riyad Mahrez duket se nuk ka ndodhur kurrë.
Sipas Leicester Mercury, nuk ka pasur ofertë nga asnjë klub anglez për shërbimet e algjerianit spektakolar.
Marhez u duk se ishte pranë largimit nga kampionët e vitit 2016, kur ishte liruar nga Algjeria për të finalizuar një transferim te një klub që ende emri nuk i dihet.
United u spekulua të ishte blerësi i tij, por ekipi i vetëm që bëri ofertë zyrtare për të ishte Roma.
Oferta e Giallorosëve besohet se ishte refuzuar nga Leicesteri dhe kështu Mahrez mbeti te Leicesteri.
Mahrez ishte një prej lojtarëve kryesorë në triumfin e pabesueshëm të Leicesterit drejt titullit në sezonin 2015/2016.