Jarrad Branthwaite vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Evertoni ose do të largohet.
Mbrojtësi anglez pas një viti shumë të mirë ka zgjuar interesimin e top klubeve angleze dhe çmimi i tij është rritur shumë.
Mancheseter United është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të talentuar anglez.
Djajtë e Kuq tanimë kanë filluar bisedimet zyrtare me Evertonin për transferimin e Branthwaite në Old Traford.
Football Insider ka raportuar se Djajtë e Kuq po synojnë transferimin e Branthwaite, megjithatë çmimi i kërkuar nga Evertoni vazhdon të jetë i lartë.
Everton synon që nga shitja e Brainthwaite të fitoj 60 milionë euro, derisa United kërkon që ta blej qendërmbrojtësin për 10 milionë më pak.
United po kërkon të përforcohet në mbrojtje pasi transferimi i tyre Leny Yoro u lëndua dhe do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave. /Telegrafi/