Telegrafi

United nënshkruan marrëveshjen e tretë sponsorizuese brenda javës

Kjo kompani do të ketë të drejtat ekskluzive të United në Afrikën Jugore për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është pritur mirë në rrethet e United, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve tjera brenda kësaj jave, me Telekom Malajzia dhe Turkish Airlines.

“Partneriteti me MTN-në është një hap shumë i rëndësishëm pasi që United dëshiron të jetë sa më pranë tifozëve anë e mbanë botës”, është shprehur David Gill, drejtor i klubit anglez. /Telegrafi/