Telegrafi

United në vend të dytë

Darren Fletcher i kaloi vendasit në epërsi (35’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shënuan edhe dy herë, me anë të Michael Carrick (67’) dhe Luis Antonio Valencia (76’) për të grumbulluar tri pikë të reja.

Pas kësaj fitoreje, United kthehet në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Arsenali që të shtunën u mposht nga Sunderlandi. /Telegrafi/