Telegrafi

United në kërkim të Silvas

Mesfushori spanjoll ka qenë pjesë e spekulimeve gjatë gjithë këtij afati kalimtar, ndërsa Los Che do të detyrohen të shesin ndonjërin nga yjet e skuadrës, edhe pse deri më tani i kanë refuzuar ofertat për David Villan dhe David Silvan.

News of the World” shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e Silvas, ndërsa oferta e tyre pritet të jetë 29 milionë euro, duke pasur parasysh edhe konkurrencën që ofron Liverpooli, që është po ashtu i interesuar për shërbimet e spanjollit.