Telegrafi

United në kërkim të portierëve

Manchester Evening News pohon se gardiani i portës së Lyonit, Hugo Lloris, do të jetë pasardhësi i Edwin Van der Saarit, për 15 milionë euro dhe transferimi pritet të finalizohet para botërorit.

Nga ana tjetër, disa burime nga Old Trafford, thonë se njeriu më i kërkuar nga Ferguson është portieri i Juves, Gianluigi Buffon, të cilin mendon ta transferojë duke përfshirë në paketën e transferimit dhe sulmuesin italian, Federico Macheda.

“Nëse do të largohem nga Juventusi, mendoj se Anglia do të jetë destinacioni im i radhës”, ka thënë Buffon javë më parë. /Telegrafi/