Telegrafi

United në kërkim të Johnson

“The Daily Mirror” njofton se Djajtë e Kuq dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje për transferimin e anësorit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Johnson ka refuzuar ofertat e reja të Middlesbrough për vazhdimin e kontratës, ashtu që të jetë në dispozicion të skuadrave të mëdha, të cilat janë shprehur të interesuara për shërbimet e tij.

Tottenham Hotspur, Everton, Fulham dhe Sunderland janë skuadrat tjera që kërkojnë transferimin e anglezit, i cili llogaritet se ka vlerën prej 6 milionë funtesh.