Telegrafi

United në kërkim të Benzemas?

Me Gonzalo Higuainin në top-formë, Karim Benzema është tanimë zgjedhja e dytë e Pellegrinit pas transferimit të tij 30 milionësh nga Lyoni verën e kaluar. Atëkohë, Ferguson ofroi 20 milionë euro për francezin, por Reali në fund doli të jetë fitimtar.

Tani Real Madridi është në kërkim të ndonjë klubi të interesuar për ta marrë Benzeman si huazim, por ky fakt mund të ndikojë që United ta transferojë atë në baza permanente për një çmim të ulët.

Edhe Milani ka shprehur interesim për transferimin e Benzemas dhe pritet një luftë Milan – Manchester United për sulmuesin francez. /Telegrafi/