Telegrafi

United në bisedime intensive për Jamesin

Manchester United është involvuar në bisedime të thella me Real Madridin për anësorin, James Rodriguez.

Diario AS citon tabloidin Independent se bisedimet mes klubeve për kolumbianin janë intensifikuar që prej se Rooney ka kaluar te Evertoni.

Ish ylli i Monacos po shpreson se e ardhmja e tij do të sqarohet të martën, kur Reali do të fillojë përgatitjet parasezonale në SHBA.

Dani Ceballos pritet që të vulosë kalimin e tij te Reali në ditët në vijim, por i vetmi problem në tratativën për James është pikërisht çmimi që po kërkon klubi spanjoll.

70 milionë euro është kërkesa e Realit, por besohet se mund të gjendet një zgjidhje teksa Alvaro Morata nuk pritet që t’i dëmtojë negociatat. /Telegrafi/