Manchester United nuk ka arritur të përmirësojë gabimin nga ndeshja ndaj Brightonit dhe ka barazuar në udhëtim te Ëest Hami pa gola.
Pjesa e parë kaloi me dominim të madh nga United, që pati edhe rastet më të mira.
Scott McTominay ka pasur një mundësi që e ka lëshuar pas 21 minutash lojë, kurse vetëm një minut më vonë ishte Lingard që me një solo tentim nuk arriti të shënonte për golin e epërsisë.
United vazhdoi ofensivën me Sanchezin e më pas edhe me Shaë, por nuk gjeti golin.
Pa gola pasoi edhe pjesa e dytë, ku Alexis Sanchez nuk arriti të thyejë mbrojtjen përkundër tentimeve të tij të shumta për ta bërë këtë.
Kështu, me rezultat 0-0 përfundoi edhe sfida e zhvilluar në Londër.
Me këtë barazim United nuk rrezikon asgjë dhe ka të sigurtë vendin e dytë me 78 pikë, kurse Tottenhami ka 74 pikë në vendin e fundit me një ndeshje të mbetur në sezon.
United mbyll sezonin në shtëpi ndaj Ëatfordit këtë fundjavë. /Telegrafi/