Telegrafi

United i mundëson portierëve të asistojnë ndaj tyre, pas Alissonit tani edhe Simon Mignolet e bënë të njëjtën gjë ndaj Djajve të Kuq

Manchester United ka luajtur baras në udhëtim te Club Brugge 1-1.

Por ajo që ka bërë bujë më shumë në këtë takim është se për golin e shënuar nga sulmuesi vendas Dennis, asistues ishte portieri Simon Mignolet.

Portieri belg e dërgoi një top të gjatë nga zona e tij në fushën e United, ndërsa sulmuesin nigerian Emmanuel Dennis për mrekulli e paraboloi portierin Romero për epërsinë e Brugge.

Kësisoj Mignolet bëhet portieri i dytë këtë edicion që asiston ndaj Djajve të Kuq.

Të njëjtën gjë e kishte bërë në Ligën Premier portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker që kishte asistuar për Mohamed Salah.

Reprezentuesi belg bëhet portieri i parë që asiston në Ligën e Evropës që nga viti 2015, kur këtë gjë e kishte bërë braziliani i Lokomotiva Moskës, Guilherme ndaj Sporting Lisbonës.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as shakatë, duke shpërndarë shumë tifozë videon e asistimit të Mignolet dhe duke shkruar se belgu ka asistime më shumë se ylli i United, Jesse Lingard këtë edicion. /Telegrafi/