Telegrafi

United mund të përdorë Sanchezin në transferimin e Sanchos nga Dormtundi

Manchester United është i gatshëm të heq dorë nga Alexis Sanchezi në këtë verë.

Anësori kilian është në huazim te Interi deri në fund të këtij edicioni, derisa ka dështuar edhe aty të tregojë vetën.

Kështu, Djajtë e Kuq e mendojnë largimin e ish-anëtarit të Arsenalit në këtë afat kalimtar veror, gjersa janë të interesuar në transferimin e Jadon Sanchos.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, United dëshiron të përfshijë Sanchezin në një marrëveshje për anësorin anglez që luan te Borussia Dortmundi.

Tashmë është bërë i ditur interesimin i madh i skuadrës angleze, mirëpo gjermanët kërkojnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Andaj, United është i gatshëm të përfshijë Sanchezin në çdo marrëveshje të mundshme për të transferuar Sanchon në Old Trafford. /Telegrafi/