Telegrafi

United mund do ta shesë stadiumin Old Trafford?

Daily Mail shkruan se Glazers – pronarët e klubit – janë duke shqyrtuar një ide të pamenduar më parë, të shesin Old Trafford.

Familja amerikane kishte refuzuar të mendojë një lëvizje kaq kontroverse që kur e kishte marrë klubin në pronësi private në vitin 2005. Por kjo ide ka ardhur pas borxheve të shumta me të cilat po përballen pronarët e United.

Kjo do të shqetësojë në radhë të parë fansat, të cilët që kur Glazers e kishin blerë klubin, kishin dyshuar se fusha një ditë mund të shitet, ose së paku të ndryshohet emri./Telegrafi/