Telegrafi

United mposhtet nga Fulhami

Golat nga Danny Murphy, i shkëlqyeshmi Bobby Zamora dhe Damien Duff, i dhanë fitoren djelmoshave të trajnerit Roy Hodgson, për t’ia shkaktuar humbjen e pestë të sezonit dhe të dytën në tre ndeshjet e fundit ekipit të trajnerit Sir Alex Ferguson.

Pavarësisht humbjes Manchester United do të vazhdojë të mbajë pozitën e dytë të tabelës. Por Chelsea mund të shtojë në gjashtë pikë epërsinë në krye të tabelës nëse mposht West Hamin në takimin e nesërm./Telegrafi/