Telegrafi

United mposht Tottenham dhe rikthen kreun

Pas një pjese të parë pa gola, rezultati u thye me anë të një penaltie të shndërruar në gol nga Ryan Giggs në minutën e 58-të të takimit. Mbrojtësi i United, Patrice Evra u faulua në zonë nga mbrojtësi i Spurs, Assou-Ekotto.

Kapiteni i ekipit mysafir Ledley King barazoi pas 12 minutash (70’), por pas 10 minutash tjera Nani riktheu epërsinë për Djajtë e Kuq pas një asistimi të zëvendësuesit Federico Macheda. Vendasit fituan edhe një penalti tjetër të vonshme me Giggs që nuk huqi as kësaj here, për t’i dhënë fitoren 3-1 kampionit në fuqi të Ligës Premier (86’).

United me këtë fitore merr kreun e tabelës me dy pikë mbi Chelsean, që nesër pret në Stamford Bridge, Stoke Cityn. Tottenham në anën tjerët mund ta humbasë pozitën e katërt nëse Manchester Cityt shënon fitore ndaj Arsenalit në ndeshjen e mëvonshme që zhvillohet në Emirates Stadium. /Telegrafi/