Telegrafi

United merr kreun

Vendasit kaluan në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (5’), kur Zat Knight shënoi në portën e tij.

Luis Antonio Valencia u përkujdes që skuadrat të shkonin në pushim me epërsi të dyfishtë të United, pasi shënoi golin e dytë në minutën e 33-të.

Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 me golin e Matthew Taylor, dhe kjo ishte krejt çka arritën të bëjnë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore kampioni në fuqi i Ligës Premier ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Chelsea, që të shtunën u mposht nga Aston Villa. /Telegrafi/